Botuar në nr.IV të revistes "Akademia" Ngo zemren teme Ngo zemren teme qe kjanë Ngo rënkimet e mia n'mes të natës Lagu n'lotët e mi ma të rreptë se shiu Dehu me gotën tem t'metun bosh Hmm... pije, zatën asht dashunia jote O, i dashun! I dashun, qe je zjermi jem, në t'cilin zhuritun jam O, i dashun! I dashun, qe je deti jem, në t'cilin fundosun thellë jam O i dashun! I dashun, qe je drandofilli jem, me therrat e t'cilit gjakosun jam O i dashun! I dashun, qe je helmi jem i ambël, me t'cilin helmu jam O i dashun, qe je ashku, n'udhën e t'cilit, vetën fli kam ba Për t'cilin s'kam dit' mu harxhu tuj prit' Për t'cilin s'kam mujt mu shu si qiri i shpresës Si pafunsia për t'cilin s'mujta me u harxhu , Ngo n'bunar t'pafun pëshperitjet e mia, që i pëshpërita me dashuni. F.B