Abdurrahim Karakoç
A
është e lehtë të harroj (Mihriban)
Mos
thuaj a është e lehtë të të harroj
Do
më harrosh Mihribanja ime
Po
sa të kesh djalë a vajzë
Do
më harrosh Mihribanja ime
Koha
shkrihet dalëngadalë
Pema
në degë gjithnjë nuk rri
Shumë
shkaqe të bëjnë të më harrosh
Do
të më harrosh Mihribanja ime
Vitet
në zemër strehohen
E
kujtimet ndryshken
Kjo
zemër e zjarrtë zbutet
Do
të më harrosh Mihribanja ime
Gji
ke thithur ditë e natë
E
ke harruar kur je rritur
E
pra, mu ashtu
Do
të më harrosh Mihribanja ime
Ditët
kalojnë, zvogëlohet dashuria
Ndërron
ngjyra e çdo gjëje
Nëse
sot jo, nesër mbase
Do
të më harrosh Mihribanja ime
Kështu
është rendi në këtë anije
Të
vjetrat humben në të rejat
Jo
vetëm mua, por edhe veten
Do
e harrosh Mihribanja ime
Mihriban
Zemra
ime e çmendur ishte lidhur për flokëve
tu të verdha
Nuk
po zgjidhet, Mihriban
Mos
e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarjen
Kur
nuk të shoh nuk parandjehesh, Mihriban
Kur
përmendet dashuria, lapsi nga dora më bie
Sytë
nuk shohin e mendja habitet
Flaka
që është duke u dridhur në llambë mërdhihet
Dashuria
nuk po shkruhet në fletë, Mihriban
Së
pari naze, e më pas fjalë e hile
Ai
që dashurohet, të dashurin e bënë me u përfol
Edhe
po të ndërrojnë shekujt e vitet
Tradita
e vjetër nuk po prishet, Mihriban
Nëpër
mjek nuk ka ilaç për plagën time
Kur
përmendet dashuria përtej mos kërko
Çdo
gjë ka një përfundim, ama
Dashurisë
nuk po i vihet kufiri, Mihriban
Kot
nuk është lidhur bylbyli me trëndafilin
Borën po ta vësh në thëngjill e dashurisë bëhet hi
U
habita me qëndrueshmërinë e fatit tim te zi
Edhe
pse po godas gurin nuk po shtypet, Mihriban
Në
përshkrim nuk po strehohet kuptimi i dashurisë
Vetëm
kush e ka provuar e di këtë vuajtje e mërzi
Është
e tëra një nyje e pazgjidhshme
Nuk
munda ta zgjidh, nuk po zgjidhet, Mihriban
Ti dhe unë
Ti dhe unë
Jo ditë, jo javë,
jo muaj
Edhe po t’vish
mbas pesë vitesh
Ky shpirti jem tuj
pritë n’lëkurë
Dije mirë
Ajo që kam prit,
je ti
Nganjiherë marr
n’dorë nji tufe drandofilla
Nganjiherë lule
blini
E vërteta dhe e
drejta e çdo gjaje
Je ti, ajo që e
nuhas i marr erë
N’xhepin tem
mundet mos me kanë letra jote
Çka del, mos
ndoshta fotografia jote nga tavolina jem
Nëse don me e mësu
Hajde, hyn
n’klimen tem t’dashunisë
Nuk ka dal zemra
nga arka jem
Ajo që kam fsheh
je ti
Nuk e di a nin
shiu qe bjenë
Lumtuninë në tokë?
Dhe kur dielli
vret tokën që ta prekesh avullin e ngritun
Zbrastësinën mes
qiellit e tokës
Dashuninë ma
t’pafajshme
Je ti, ajo që e
kam shkru
Tuj kanë n’gjumë,
tuj kanë zgjutë
Larg dhe ngatë
Edhe nëse ti s’je
e vetëdijshme
Tuj shku, tuj
shku ndërkohë
Ajo që kam këqyr
je ti
Duart
mi mbajë
Më e hollë se Sirati është ura e dashurisë
Ta kalojmë së bashku, duart mi mbajë
Qëllim pëllumbi i bardhë, arritje qielli
Të fluturojmë së bashku, duart mi mbajë
Unitëti i brendshëm është mburoje për jashtë
Mos ia vërë veshin acarit, reshjeve e flladit
I shkuari pranverës
dimrit do të vij
Të shpërngulemi së bashku, duart mi mbajë
Është duke u bashkuar agimi më ngjyrën purpur
Frika nuk pritët në derë duke qëndruar
Qoftë zeher apo edhe shurup
Ta pimë së bashku, duart mi mbajë
Thirre të përtëjmën ëndërr
Nga afër do e dëgjosh zërin e dashurisë
Dritaren e lumturisë së pa fund
Së bashku ta hapim, duart mi mbajë
Kujtoi të humburat kujtimë
Më të zdritshmë se diamanti e më të verdha se ari
Në mbetjet e kohës, mu ato
Ti zgjedhim së bashku duart mi mbajë
Dyshimi është "fillim" e vendimi
"fund"
Nga koha mos u anko
Ikja është zgjidhje nëse thua
Të ikim se bashku duart mi mbajë
Je ti
Në tëzgën e zemrës poezi kam qëndisë
Në përin qëndisës je ti
Kam lexuar ligjin e rrugës së dashurisë
Në paragrafë më radhë je ti
Në luginën e mëndimit një lum kalon
Përkulen selvitë e nga uji pinë
Në gjoksin tënd qëlin zambakët e hëna të lindë
Në rrjedhjen e heshtur je ti
Je uji esencial i shishes të quajtur jetë
Je shkaku i pikëllimit dhe lumturisë
I të renit dëshmor ballë dashurisë
Në vështrimin e pa shkëlqim je ti
Gjithmonë në ngjyrën tënde duket pranvera
Në gjethe ke gjelbërimin e erën në trëndafil
Të harrnuara plagët në zemrën timë
Në qëpjen e tyre radhë-radhë je ti
Mos u lodh larg duke shkuar
Vetën ti eja në mua kërko
Retë vjollce të diellit tim
Në hyrje daljen e tyre je ti
Ti
Ti,
agimi që zbardhet në malet me pisha
Ti,
je zambaku i liqeve të pastër
Ti,
kalli që zverdhet në fushë të gjere
Ti,
burim i shpresës, djersë e ballit
Ti,
në qiell je yll, e ëndërr në gjumë
Ti,
je farë jeshile dhe argjend i bardhë
Ti,
je det i kaltër i mbështjellë në mjegull
Ti,
je pullë e sekretit të dashurisë
Ti,
je ekspozim i gjallë i çdo bukurie
Ti,
je mehlem e fashë e sigurt e plagës së zemrës sime
Ti,
dëshira ime, e dhuratë e Zotit
Ti,
je hanxhari i ngulur në zemrën time
Ti,
je hije e errët në ngrohtësi të verës
Ti,
je fryt i bëmë në degë të pemës
Ti,
thëngjill, e flakë në oxhakun e dashurisë
Ti,
je kryevepër e Zotit të madhërishëm
Ti,
je “unë”, eja, shiko që unë “ti” s’jam
Ti,
mendimi, shpirti e gjuha ime
Ti,
je sytë, këmbët dhe duart e mia
Më
beso, ti je më afër se unë me mua
Poeti dhe poezia
Kudo
që një zjarr ndizet
Poeti
përbrenda digjet
Kudo
që lulet çelin
Një
poet kanë brenda
Nuk
ka asnjë derë e shtëpi
Ku
nuk hynë poezia
Farët
e poezisë edhe brenda në borë rriten
Rreth të kujtuarit
Dallimi
kryesor mes të vërtetës dhe imagjinatës është se
E
hedh larg, afër të bie
Ka
ditë dhe fytyra të tilla që
Dëshiron
t’i harrosh
E
ato në mendje të bien
A ke dëgjuar
Syzeza
ime, a ke dëgjuar
Se
erdhi koha e ndarjes derisa prisnim të bashkoheshim
Lulet
që së bashku i kemi mbjellë
U
thanë ende pa çelur, a ke dëgjuar
Në
brendi nga dhimbja lumenjtë më gurgullojnë
Sytë
më lotojnë e zemra pikon gjak
Kujtimet
e ëmbla e dashuritë e ngrohta
U
bënë ëndrra të pavlera, a ke dëgjuar
Me
fatin e zi nuk behet garë
Nëse
e zemëruar je, pajtohu pa shkuar
Ndoshta,
është ndarja e fundit, dhe i fundit takim
Fjalët
na mbeten në gjysmë, a ke dëgjuar
Malet
kanë shumë borë e brymë
Kështu
qenka e shkruara jonë në ballë
Kjo
dhimbje e ndarjes së pa stinë
Shigjetë
më ka ngulitur e shpuar në gjoks, a ke dëgjuar
Jam
Karakoç, zemrën e vrarë e gjuhën memece
Horizontin
e jetës ma mbuloi një mërzi
Shpresa
që kam ushqyer dhe ëndrra që thurur kam
Më
la zjarr në brendi, a ke dëgjuar
(Përktheu nga turqishtja: Fatijona
Bajraj)
Yorumlar
Yorum Gönder