Ana içeriğe atla

Kayıtlar

Mart, 2020 tarihine ait yayınlar gösteriliyor
Prangat e jetës i kam vjetëru N'pranga t'vetmisë e lidhun jam Çelës janë ata sy t'mashukut Prej mallit t'tyne prangat e jetës i kam vjetëru Hallka zinxhiri janë ata sy t'mashukut N'haps t'errësinës e ngujueme jam Dritë janë ata sy t'mashukut Errësinë asht e tanë rrokullia pa ta E ata sy janë... Errësina ma e nritshme  Errësinë asht e tanë rrokullia prej që kanë praru ata sy, mbas brigjeve t'largëta Errësinë asht e tanë rrokullia, e nriçume munet me kanë veç nëse nji nadje lindin apet ata sy t'mashukut Errësinë asht rrokulia pa ata sy, errësinë.. F.B
Ja, nejzen qe nejit po i frynë Kallxo ti çka asht tuj rrëfy Sa e kajshme kjo melodi Ky vaj qe neji e ka n'mrensi Sa herë qe britmën e tij e ni Ma prekë shpirtin në fellësi Ma banë zemrën me nî butësi Ma banë zemrën me nî dashtuni Ja, nejzen qe nejit po i frynë Jepma nejin nji frymë  t'ia dha Nji frymë ashku, huzuri e sabri T'përcjellne me sytë e perlotun që prej mallit Hakkut janë tuj kja Jepma nejin nji frymë t'ia dha Le t'kallxojnë shtatë vrimat e tij qe ashku jem kemalen mrri e ka Let kallxon neji permes vajit t'vet Se ky kulli jot fakir, ja, Hakk, n'zemër ka ashk, s'ka hased Ja, nejzen qe nejit po i frynë Kallxo neji çka asht tuj rrëfy Ngo prej nejit, thotë Mevlana Se ai t'ngjason ty, o njeri Ngo nejin, e kit' melodi Që vajton bashkë me ty, Bashkë me frymën tane Huu, që me ashk ia ke fry... F.B
Çu pej gafleti oj zemër, çu mos ba isjan Meno xhevapin që n'divan t'Hakkut ki me dhanë Çu pej gafleti oj zemër, çeli sytë e mrensisë Shiqajet mos ba, po dij shyqyr Perenisë Çu pej gafleti oj zemër, këqyr me sy t'bukunisë Hamd çoj Hakkut tan, që t'përkryeme t'ka jaratisë Çu pej gafleti oj zemër, prej derteve mos loto Çoji durt drejt madhnisë t'Tij, e pa nal ban dua Çu pej gafleti oj zemër, mos t'mungon ziqri n'guhen tane, e tovbe pa nal ba Jo veç ditën, po edhe natën, thuej me tanë xhanin tan, Ya Hakk, Elhamdulilah F.B