Ana içeriğe atla





Ja, nejzen qe nejit po i frynë
Kallxo ti çka asht tuj rrëfy
Sa e kajshme kjo melodi
Ky vaj qe neji e ka n'mrensi
Sa herë qe britmën e tij e ni
Ma prekë shpirtin në fellësi
Ma banë zemrën me nî butësi
Ma banë zemrën me nî dashtuni
Ja, nejzen qe nejit po i frynë
Jepma nejin nji frymë  t'ia dha
Nji frymë ashku, huzuri e sabri
T'përcjellne me sytë e perlotun që prej mallit Hakkut janë tuj kja
Jepma nejin nji frymë t'ia dha
Le t'kallxojnë shtatë vrimat e tij qe ashku jem kemalen mrri e ka
Let kallxon neji permes vajit t'vet
Se ky kulli jot fakir, ja, Hakk, n'zemër ka ashk, s'ka hased
Ja, nejzen qe nejit po i frynë
Kallxo neji çka asht tuj rrëfy
Ngo prej nejit, thotë Mevlana
Se ai t'ngjason ty, o njeri
Ngo nejin, e kit' melodi
Që vajton bashkë me ty,
Bashkë me frymën tane Huu, që me ashk ia ke fry...

F.B

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...