Ana içeriğe atla

Kayıtlar

Nisan, 2020 tarihine ait yayınlar gösteriliyor
Prej mejit t'ashkut prej që kam pi Mest jam ba, vedin hupun e kam, as emnin tem ma s’po e di Kam harru emna, data e histori Çdo faqe shpirtit m'asht mush me dashtuni N'mejhane t'ashkut prej që kam hi Mija qypa vene ashku i kam pi T'lutna aman, ja saki, mushma edhe nji kadeh t'pi Ta hupi vedin, e tan kit’ rrokulli E veç ashkut ilahi gja tjetër mos t'di T'lutna aman, ja saki, derdhi n'mu lumejtë e dashtunisë, lumejtë e ashkut t'Perenisë Lem me shiju dehjen e dashtunisë, lem t'djegna n'zjerm t'saj e t ’ bahna hi... E ti, ja saki, ngjallem si feniksin me nji pikë prej mejit t'ashkut ilahi, që prej se kam pi kam hup vedin, e udhës t'Hakkut i jam ba fli... Jam djeg n'zjerm t'ashkut, e pervane jam ba, jam zhurit n'zjerm t'ashkut e jam ba mybtela Mevlana qysh ka thanë, ashku s'asht aq sa menu ki, po ashku asht aq sa je djeg ti... Aman, ja saki, mushma edhe nji kadeh t...