Ana içeriğe atla






Prej mejit t'ashkut prej që kam pi
Mest jam ba, vedin hupun e kam, as emnin tem ma s’po e di
Kam harru emna, data e histori
Çdo faqe shpirtit m'asht mush me dashtuni
N'mejhane t'ashkut prej që kam hi
Mija qypa vene ashku i kam pi
T'lutna aman, ja saki, mushma edhe nji kadeh t'pi
Ta hupi vedin, e tan kit’ rrokulli
E veç ashkut ilahi gja tjetër mos t'di
T'lutna aman, ja saki, derdhi n'mu lumejtë e dashtunisë, lumejtë e ashkut t'Perenisë
Lem me shiju dehjen e dashtunisë, lem t'djegna n'zjerm t'saj e tbahna hi...
E ti, ja saki, ngjallem si feniksin me nji pikë prej mejit t'ashkut ilahi,
që prej se kam pi kam hup vedin, e udhës t'Hakkut i jam ba fli...
Jam djeg n'zjerm t'ashkut, e pervane jam ba, jam zhurit n'zjerm t'ashkut e jam ba mybtela
Mevlana qysh ka thanë, ashku s'asht aq sa menu ki, po ashku asht aq sa je djeg ti...
Aman, ja saki, mushma edhe nji kadeh t'pi, veç ashkut  ilahi asnji gja tjetër mos t'di..

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...