Nimom Hakk qysh m'ke nimue Prej që n'dynja m'ke jaratisë Falmi kabahatet mue Aman, falem me sifatin tan t'Bujarisë Çelmi udhët drejt derës Tane E me ec ma ba nasip N'çdo hap Ty me t’përkujtue E ziqer me t’ba guha jem natë e ditë Çdo esma Tanin tuj e knue Zemra jem t'gjan huzur Kit’ xhan temin e baj fli Veç Ti me mu t'jesh magrur Qorroj k’ta dy sy karshi dynjasë Mos t'shohin as bardhë e as zi Çelma synin e tretë, njat sy të zemrës Ta shoh nurin Tan prej n'mrendi Mexhzup bane aklin tem, mos t'fiqiroj asnji gja Pos për Ty, ja, Hakk, mexhnun ashik le t’asht ba Ashtu qysh Mexhnunit për Lejlanë zemra me tanë qenien rreh i ka Edhe kjo zemra e fakirit Tan, udhës Tane hiç le t'asht ba Udhës Tane, ja, Hakk, deli pervani i jam ba Deri njat ditë që ky xhani jem vusllatin me Ty mrri ta ka.. F.B