Ana içeriğe atla


Nimom Hakk qysh m'ke nimue

Prej që n'dynja m'ke jaratisë

Falmi kabahatet mue

Aman, falem me sifatin tan t'Bujarisë

Çelmi udhët drejt derës Tane

E me ec ma ba nasip

N'çdo hap Ty me t’përkujtue

E ziqer me t’ba guha jem natë e ditë

Çdo esma Tanin tuj e knue

Zemra jem t'gjan huzur

Kit’ xhan temin e baj fli

Veç Ti me mu t'jesh magrur

Qorroj k’ta dy sy karshi dynjasë

Mos t'shohin as bardhë e as zi

Çelma synin e tretë, njat sy të zemrës

Ta shoh nurin Tan prej n'mrendi  

 Mexhzup bane aklin tem, mos t'fiqiroj asnji gja

Pos për Ty, ja, Hakk, mexhnun ashik le t’asht ba

Ashtu qysh Mexhnunit për Lejlanë zemra me tanë qenien rreh i ka

Edhe kjo zemra e fakirit Tan, udhës Tane hiç le t'asht ba

Udhës Tane, ja, Hakk, deli pervani i jam ba

Deri njat ditë që ky xhani jem vusllatin me Ty mrri ta ka..


F.B

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...