Abdurrahim Karakoç, erdhi në jetë më 7 prill të vitit 1933 në Kahramanmarash, në nënprefekturën e Ekinözü. Poezinë e njohu qysh në moshë të vogël pasi që edhe i ati edhe gjyshi i tij ishin poet. Ümmet Karakoç ishte babai i tij, i cili merrej me bujqësi, dhe gjithashtu ai shkroi poezi në stilin e poetëve popullor me metër rrokës (hece vezne), ndërsa nëna e tij është znj. Fatime. Karakoç nuk pati mundësi ta vazhdonte shkollimin pas shkollës fillore. Ai punoi për një kohë si marangoz dhe fermer në fshatin e tij. Punoi në komunën Ekinözü më 1958 si një llogaritar. Ai vazhdoi detyrën e tij deri sa doli në pension në mars 1981. Pastaj u vendos në Ankara. Këtu ai, përveç shkrimit të poezisë, punoi edhe si kolumnist në disa gazeta dhe revista. Vdiq më 7 qershor 2012 dhe u varros në Varrezat Bağlum në Ankara. Poezi filloi të shkruaj në vitin 1948. Në vitin 1953 poeti kishte shkuar në ushtri dhe ishte kthyer me një valixhe përplot me poezi që kishte shkruar përgjatë qëndrimit atje. Në vitin 1954...