Ana içeriğe atla

ABDURRAHIM KARAKOÇ



Abdurrahim Karakoç, erdhi në jetë më 7 prill të vitit 1933 në Kahramanmarash, në nënprefekturën e Ekinözü.
Poezinë e njohu qysh në moshë të vogël pasi që edhe i ati edhe gjyshi i tij ishin poet. Ümmet Karakoç ishte babai i tij, i cili merrej me bujqësi, dhe gjithashtu ai shkroi poezi në stilin e poetëve popullor me metër rrokës (hece vezne), ndërsa nëna e tij është znj. Fatime. Karakoç nuk pati mundësi ta vazhdonte shkollimin pas shkollës fillore. Ai punoi për një kohë si marangoz dhe fermer në fshatin e tij. Punoi në komunën Ekinözü më 1958 si një llogaritar. Ai vazhdoi detyrën e tij deri sa doli në pension në mars 1981. Pastaj u vendos në Ankara. Këtu ai, përveç shkrimit të poezisë,
punoi edhe si kolumnist në disa gazeta dhe revista. Vdiq më 7 qershor 2012 dhe u varros në Varrezat Bağlum në Ankara.
Poezi filloi të shkruaj në vitin 1948. Në vitin 1953 poeti kishte shkuar në ushtri dhe ishte kthyer me një valixhe përplot me poezi që kishte shkruar përgjatë qëndrimit atje.
Në vitin 1954 i asgjësoi të gjitha poezitë që i kishte shkruar deri atëherë. Në vitin 1955 e boton poezinë e parë në gazetën “Engizek”. Për të vazhduar më pas edhe me botimin e librave të tij me poezi.
Ndër veprat e tij janë: Godit, Shkrimi i përgjakur, Gjerdani 1-2-3, Mendja rrahu bregun, Graviteti i qiellit, Ëndërra të ndaluara, Shenjat e gishtërinjve, Stina e pestë, Ujërat nuk munda t’i lagë, Drejt Dostit.
Është autori i poezisë “Mihriban”, tashmë një ndër këngët më të njohura të muzikës turke. Jo pa shkak kjo poezi arriti të prek majat. Madje tashmë në botën turke Mihribani është bërë sinonim i dashurisë siç është Lejla në botën arabe. Abdurrahim Karakoç, shkrimtari i poezisë “Mihriban”, bie në mënyrë të çmendur në dashuri gjatë rinisë së tij.
Poeti dashurinë që ndjenë për të e derdhë në fletë në mënyrë të përkryer. Thur vargje që dinë të prekin thellë në brendësi të lexuesit. Vargje në të cilat çdo i dashuruar gjenë copëza nga vetja e tij. Siç thotë edhe vetë autori, çdo njeri e ka Mihribanin e tij. Më pas këto vargje të thella përplot me dashuri Musa Eroglu i vendos nën tingujt e një melodie të hatashme, dhe poezinë e kthen në një nga këngët më të dëgjuara të vendit (Mihriban türküsü).
Autori në një intervistë tha që vajza që e kishte dashuruar nuk e kishte emrin e vërtetë Mihriban, por ky e
kishte emëruar si të tillë. Si dhe tha : Ajo dashuri ishte një dashuri e pafajshme. Ishte një dashuri e bukur, e dëlirë. Ta lëmë të mbetet ashtu. Poeti shkruan edhe një poezi po aq të fuqishme, pasi që merr letër nga Mihribanja të titulluar “A është e lehtë të harroj”. Poeti zakonisht përgjigjet e letrave të
saja i bënte me poezi duke i botuar në revistat e vendit në të cilin ndodhej e dashura e tij.
Kur e pyetën se a e do ende, poeti u përgjigj duke thënë: Nganjëherë më vjen në mendje. Unë them që harron, por njeriu nuk mund të harrojë kurrë. Si dhe sipas tij në jetën e të gjithëve ka një Mihriban. Mbase për këtë shkak shumica
mos të themi të gjithë e gjejnë vetën në këtë poezi-këngë. Për këtë arsye ka thyer kufijtë e dëgjueshmërisë dhe zë një vend të pazëvendësueshëm në letërsinë dhe muzikën turke.
Poeti jetoi një jetë tejet të thjeshtë. Më thjeshtë ngaqë mund të imagjinohet. I biri i tij, Türk Islam Karakoç thotë se “babai im si trashëgimi na la vetëm një shtëpi në Esinxhan, por si trashëgimi shpirtërore na la një trashëgimi të tillë që nuk dot të shuhet mijëra vjet me radhë. Kudo që të shkojmë ata që e njohin dhe duan babain tonë na i hapin dyert e tyre jo vetëm të shtëpive por edhe të zemrës e muhabetit. Sipas meje kjo është një pasuri që nuk shterohet kurrë.” Nuk ishte i dhënë pas famës
apo emrit. Saqë edhe në organizime të ndryshme të poezisë
rrallë herë merrte pjesë. Ishte person me moral dhe dinjitet të shquar. Përveç karakterit të fortë që kishte,të fortë kishte edhe pendën e tij.

-Nga turqishtja:Jonna

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...
Çu pej gafleti oj zemër, çu mos ba isjan Meno xhevapin që n'divan t'Hakkut ki me dhanë Çu pej gafleti oj zemër, çeli sytë e mrensisë Shiqajet mos ba, po dij shyqyr Perenisë Çu pej gafleti oj zemër, këqyr me sy t'bukunisë Hamd çoj Hakkut tan, që t'përkryeme t'ka jaratisë Çu pej gafleti oj zemër, prej derteve mos loto Çoji durt drejt madhnisë t'Tij, e pa nal ban dua Çu pej gafleti oj zemër, mos t'mungon ziqri n'guhen tane, e tovbe pa nal ba Jo veç ditën, po edhe natën, thuej me tanë xhanin tan, Ya Hakk, Elhamdulilah F.B
  Prapë tavaf kalldërmave t’vjetër kam ba E shtatë herë sillun jam Shtatë kat t'nefsit mytë i kam E prej nefsit jam pastru Tash edhe nji herë ma pastër, ma fort t'du A thu ti ej Jar, haxhin kabull, a ma ke ba Mahlasin haxhi i ashkut mu, a ma ke dha Prapë zjarrit tan i jam afru E shtatë herë sillun rreth jam Shtatë shybe t'aklit djegë i kam E teslim iu kam ba nurit Tan, oj sevda Oj sevda e kësaj fakires që ashike asht daima Daima me ashkun tanë jetën me e çu ka Prapë i shkela udhët me kalldërm E shtatë herë rreth ju rashë Shtatë herë tovbe bana Shtatë herë e prisha tovben sevdasë Sevdasë Tane e ashkut Tan Që si pervanen flaka e ashkut Flaka e mallit Tan shkrum e hi qenien teme po e ban... "Divani Evvel-Fatijoja Bajraj"