Ana içeriğe atla

Kayıtlar

Kasım, 2021 tarihine ait yayınlar gösteriliyor

Hakan! Së pari shpëto nga lëvozhga jote!

  Hakan Menguç- Unë jam nej                    Nga turqishtja: Jonna                         Shb. Frymëzimi      Hakan! Së pari shpëto nga lëvozhga jote! Një ditë dëgjova një pjesë të nejit nga ustai. Më pas i thashë: “Mësuesi im, a do mundem një ditë edhe unë t’i bie nejit sikurse ju? A do mund të flas bukur sa ju? A do mund të jem kaq i qetë?”Ustai më shikoi dhe buzëqeshi, dhe më tha: “Natyrisht që mund të bëhesh, mirëpo së pari shpëto nga lëvozhga jote.” Nuk e pata kuptuar çfarë donte të thoshte, mirëpo më pëlqente kur dëgjoja se edhe unë ishte e mundur t’ia arrija. Më pyeti se a e di rrugëtimin e nejit duke filluar nga kallamishtja.  A je bërëkureshtar ndonjëherë për kallamin në kallamishte, se nëpër cilat faza kalon? Ustai i bënte vetë nejat që iu binte. E hapte nejin e vet me thëniet e nejzenëve. Nejzenët nuk e thonë fjalënme ba nej po me hap ...