Hakan! Së pari shpëto nga lëvozhga jote!
Një ditë dëgjova një pjesë të nejit nga ustai. Më pas i thashë: “Mësuesi im, a do mundem një ditë edhe unë t’i bie nejit sikurse ju? A do mund të flas bukur sa ju? A do mund të jem kaq i qetë?”Ustai më shikoi dhe buzëqeshi, dhe më tha: “Natyrisht që mund të bëhesh, mirëpo së pari shpëto nga lëvozhga jote.” Nuk e pata kuptuar çfarë donte të thoshte, mirëpo më pëlqente kur dëgjoja se edhe unë ishte e mundur t’ia arrija. Më pyeti se a e di rrugëtimin e nejit duke filluar nga kallamishtja.
A je bërëkureshtar ndonjëherë për kallamin në kallamishte, se nëpër cilat faza kalon? Ustai i bënte vetë nejat që iu binte. E hapte nejin e vet me thëniet e nejzenëve. Nejzenët nuk e thonë fjalënme ba nej po me hap nej. Ustai u ngrit në këmbë dhe shkoi në dhomën që e përdorte si punëtori. Dhe unë i shkova nga pas dhe e shikoja. Tani ka ardhur koha të të tregoj rrugën e mundimshme që kalon neji. Me dëgjomirë,evlat, sepse në këtë tregim ka sekrete të mëdha. Duke e dëgjuar këtë tregim do të mendosh dhe të zbulosh gjëra të reja.
Nëse Mesnevia që e shkroi Mevlana para shtatë shekujsh ende lexohet në çdo cep të botës, d.m.th që ka një urtësi. Hazreti Mevlana e fillon këtë libër të vjetër me fjalën: “Dëgjo nga neji”. Në vargun 18 të Mesnevisë thuhet “Mesnevia e nejit”. Mevlana i ka shkruar personalisht 18 bejtet e para. Ndërsa,pjesët tjera të Mesnevisë, pas kësaj i ka shkruar Hysametin Çelebiu duke ia diktuar Mevlana. Mu për këtë arsye për Mevlevitë,Mesnevia e nejit ose 18 bejtet e para janë shumë të rëndësishme. Nëse e kujton, të pata treguar që neji është bartës i sekreteve. Sipas teje, pse Mevlana pranë kësaj e thekson me ngulm nejin? Pse është kaq i rëndësishëm neji në filozofinë e tasavvufit? Të ta jap përgjigjen,evlat : Sepse neji i ngjanë njeriut. Rrugëtimi i nejit ngjanë shumë me rrugëtimin e njeriut.
Pra, arritja e nejit në të përsosurën tregon arritjen e përsosmërisë së njeriut. Neji e shpreh periudhën e arritjes se njeriut në përsosmëri. E tregon rrugëtimin e njeriut drejtpërsosmërisë. Tani, ty do të ftoj në një rrugëtim. Do të rrëfej nga cilat rrugë bëhet neji i ndjeshëmnga një kallam i dobët. Mori një kallam të papërpunuar në duar dhe ma tregoi. Vërehej qartë se sa ishte këputur. Ngjyrën e kishte të gjelbër, dhe më tha: Shiko evlat, sigurisht ke parëkësi kallami në vende kënetash. Kallamet janë bimë pa veçori. Nuk hyjnë në punë dhe nuk kanë asnjë anë të përdorshme. Nuk hahet, nuk pihet, s’mund të përdoren aspër ndërtim shtëpie.Rritën vetëm nëpër këneta dhe kur iu vjen stina, thahen. Mirëpo, kur mjeshtri i nejit merr në dorë një nga kallamet pa veçori, tanimë për të ka filluar një rrugëtim shumë i rëndësishëm dhe i vlefshëm. Kur mjeshtri e merrnejin nga vendi i tij, ndarja e parë e nejit fillon nga aty.
Hapi i parë i nejit është vuajtja e ndarjes. Fillon rrugën me një dorëheqje. Nëse e kujton, të pata thënë që çdo zgjedhje është një dorëheqje, dhe njeriu nëse fillon këtë rrugë duhet të heqë dorë nga disa gjera. Derisa unë vazhdoj ta rrëfej tregimin e nejit, ti identifiko dhe vëreje reflektimet mes jetesës tënde dhe fatit të kallamit dhe identifikoje me vetën tënde. Kur neji këputët nga vendlindja e tij, së pari lihet të pres një kohë të caktuar. Nuk punohet menjëherë. Neji kështumëson të durojë pas ndarjes se parë. Pret, pret e pret. Ustai mori në dorë edhe një kallam.
Dukej që kishte pritur më shumë sesa kallami i përparmë. Edhe ngjyra e tij nuk ishte aq e gjelbër sa e të përparmit. Mirëpo, për kallamin rruga ende s’ka përfunduar, vazhdoi të rrëfejë ustai. Më pas, radha u vjenlëvozhgave të forta sipër kallamit. Lëvozhgat e mbështjella në kallam shkëputën një nga një nga ustai i nejit. Ky veprim është vetëdija e mundësisë sëshpëtuarit të njeriut nga egoja në jetesën e tij, frika se çfarë thonë të tjerët dhe pritjet (nga të tjerët ose për diçka të caktuar). Mbi këtë,ustai filloi t’i qërojëlëvozhgën kallamit. Sa lëvore të dendura kishte në trup.
Duke iu qëruar lëvozhgat, i dilte në pah brendësianejit. Neji duke shpëtuar nga lëvozhgat e vë vetën në pah, tha ustai. Edhe njeriu në rrugëtimin sufist d.m.th në këtë rrugën që shkon drejtpërsosmërisë, nëse fillimisht shpëton nga egoja dhe uni i tij, atëherë dihet që ka filluar rrugëtimin. Rrugëtimi i parë është të shpejtojë nga egoja e vet. Është të jetë vetja. Si mund të përparosh në këtë rrugë nëse nuk je vetvetja, nëse s’e ke arritur esencën. Për këtë shkak,shpëto nga lëvozhgat tua. Kallami, edhe pasi të shpëtojë nga lëvozhgat, lihet të pres edhe një kohë.
Pret e pret, dhe vazhdon të mësojë durimin. Zhvillohet mjaftueshëm në edukatën e durimit. Pastaj kalohet në etapën tjetër. Brendësia e kallamit zakonisht është e mbushur. Ustai i nejit e zbrazë atë duke e shpuar me një hekur të skuqur. Hapet brendia e kallamit. Krijohet zbrazësi e thellë. Krijohet asgjësimi. Ustai mori një hekur dhe filloi t’i gdhendëpjesët e brendshme. Pas pak, hekuri i skuqur doli në majën tjetër të kallamit . Kështu, edhe iu pastrua brendia. Duke ma treguar kallamin e zbrazët, më tha: Shiko, mu ky është asgjësim. Neji, tani ka filluar të shprehëasgjësimin e tasavvufit. Zbrazja e brendësisë së nejit, vjen përballëidesë se tasavvufit “të bëhesh hiç”.
Ka një fjalë që i atribuohet Shemsit të Tebrizit:
“Përderisa të gjithë mundohen të jenë diçka në këtë botë, ti bëhu veç një HIÇ... Caku i arritjes gjithmonë le të jetë varfëria. Njeriu nuk duhet të ketë dallim nga vorba. Nuk është forma e jashtme që e mbanë vorbën të fortë, është zbraztia që ka brenda. Mu sikur ajo gjëja që njeriun e bënë njeri, nuk është hamendja e unit, është vetëdija e mosqenies”.
Kështu pra,evlat, pasi të asgjësohetbrendësia e nejit,përsëri lihet të pres. Ustai, duke e lënë atë që kishte në duar, mori një tjetër. Ishte më i bëmë dhe më i zbehtë se tjetri. Filloi t’ia hap vrimat me hekur të skuqur, dhe tha: Evlat, kjo është një etapë e re.
Ustai i nejit përsëri me hekurin e skuqur i hapi shtatë vrima. Vetëm pas këtyre vrimave mund të dalin meloditë që i japin inspirim zemrës. Dhe si përfundim për të treguar përsosmërinë dhe pjekjen e nejit i vendoset një parazvanë (lloj unaze) dhe bukina(bashpare),(pjesa ku vendosen buzët dhe i fryhet nejit), d.m.th që tani neji ka shpëtuar nga lëvozhgat, brendia i është asgjësuar, neji shtatë vrimësh më në fund ka ardhur në formën e duhur. Kallami i cili thotë se vdiqa, përfundova, pse i përjetova tërë këto vuajtje, kur të lëshojëzë të ëmbël dhe të këndshëm, me fryrjen e një nejzenit, do ta kuptojë që tërë ato vuajtje, tërë ato mundime s’paskan qenë kot. Edhe neji, tanimë befasohet me vetveten. Thotë që në fakt çdo gjëqë kam përjetuar nuk paska qenë për të më shkatërruar mua. Të gjitha paskan qenë për të më formuar mua dhe për të më përsosur. Pra, nga ky aspekt edhe njeriu i ngjanë nejit.
Duke shpëtuar nga dyshimet e unit, duke u pastruar nga egot, kur arrinvetëdijen e asgjësimit, dhe kur të kalojë shtatë shkallët e përsosmërisë, mu sikur në Kuran, siç e tregon ajeti “ Ne i kemi fryrë atij nga fryma jonë”. Edhe nejzeni kur t’i fryjë nejit, fillojnë të hapen dyert. Kur neji vjen në gjendjen përfundimtare, kur ka arritur përsosmërinë dhe nëse më në fund mund të nxjerrë melodi të bukur, edhe njeriu kur të vjen në gjendje përfundimtare d.m.th që ka filluar t’i zgjojë meloditë që i ka fryrë Krijuesi brenda tij. I hapen dyert brenda vetës, dyert e talenteve që nuk ua di vendin. Sipas sufive, brenda të gjithëve është fshehur një emër i bukur i Allahut dhe kur të zgjohet ai emër, dalin në pah talentet që nuk jemi në dijeni për to.
Ti posedon një veçori të veçantë që s’e kanë të tjerët. Kur do të arrish ta vësh në pah dhe kur ta zbulosh atë që ke në vete, bëhesh unik, mu si çdo kallam që bëhet kallam unik. Një mjeshtër neji i hapënjëqind copë kallama njëjtë, mirëpo tingulli i të gjithëve është ndryshe nga i tjetrit. Të gjithë kanë veçoritë personale të vetat. Mu për këtë, duhet të jesh vetja dhe t’i zbuloshbukuritë e tua. Mendoje universin si një puzël. Të gjithë jemi vetëm pjesë të vogla të saj. Të gjithë kemi nga një veçori. Mirëpo, kur fillojmë t’i imitojmë të tjerët e humbim vendin tonë të saktë brenda puzlesë.
Vetëm duke qenë vetja mund të gjejmë vendin që i përkasim. Mu atëherë, unë bëhem unik, ti bëhesh unik. Mu atëherë, del në pah emri i bukur i Krijuesit brenda teje. Fjalët e ustait më ndikonin shumë. Pasi më tregoi në këtë mënyrë se si bëhet neji, filloi t’i bije nejit që ekishte bërë me duart e tij. Edhe unë atë kohë pata filluar ta përjetojë brenda meje tregimin e nejit, të daljes në rrugëtim nga kallamishtja. Tregimi i nejit pati filluar me një ndarje, me një dorëheqje. Njeriu ndonjëherë edhe pa dashur e përjeton vuajtjen e ndarjes dhe ajo ndarje në realitet, e dërgon atë në shpirtëroren e tij.
Ndarja e pati mërzitur kallamin në fillim, mirëpo, më pas mësoi durimin. Hamendësoje se çdo njeri sprovohet me durim në një periudhë të jetës së tij. Pastaj neji shpëton nga lëvozhga, d.m.th u pastrua nga egot. Shpëtoi nga barrët e panevojshme. Pas kësaj iu shpua brendësia dhe u bë hiç, u asgjësua. Iu hapën shtatë vrima në trup, dhe më në fund duke u ngritur në pozitën e prijësit, filloi t’i fryjë, të tregojë dhe t’i bartë sekretet e vjetra. Veçanërisht shumë isha kureshtar për sekretet e shtata. Në muajt e ardhshëmustai më mësoi edhe shkallët e përsosmërisë. Në çdo shkallë kishte edhe ushtrime. Nganjëherë një shkallë, nganjëherë një mendim, nganjëherë një ziqer.
Sipas meje,herët, mirëpo sipas tij, mu në kohë, ustai na e bëri botën vend të braktisur. Mëthoshteçdoherë: “Unë nuk do të jem mësuesi yt i vetëm”. Do të kesh shumë udhërrëfyes, ji i hapur për çdo informatë, mëso”. Më pas, më të vërtetë u bë siç tha. Tani po shikoj, kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet pas kësaj. Për një vit kam shkuar në vende të ndryshme, kam mësuar shumë gjera, kam njohur shumë njerëz, nga të gjithë kam marr nga një udhërrëfim. Një periudhë kam jetuar në Afrikë. Më pas, kam marr mësime sufish në vendlindjen e Shemsit të Tebrizit, në malet e Tebrizit. Në shumë vende të Anadollit mora benifite nga shumë mjeshtër.
Çdo çast që e kam jetuar, çdo njeri që më ka dalë para më ka mësuar diçka. Do t’i ndaj me kënaqësi, pa u bërë koprrac të gjitha informatat që i kam marr në këtë rrugëtim që kemi dalë me ty. Ndoshta nuk do të mund t’i strehoj të gjitha në këtë libër, mirëpo për ty do të vazhdoj gjithmonë, t’i shkruaj, t’i them dhe t’i tregoj ato që i di. Unë jam nisur në një rrugëtim të dashurisë dhe nuk e kam menduar ku do të arrijë maja e rrugës. Kudo që kishte dije, unë shkova aty. Kjo fjalë e Shemsit m’u bë vath në veshçdoherë :
“Je në rrugëtim të dashurisë mos e harro këtë, mos mendo se ku do të arrijë fundi i rrugës. Mendimi se ku do të arrijë rruga është i përbërë prej një përpjekjeje të kotë. Ti mendo vetëm hapim e parë që do të hedhësh, të tjerët vijnë vet”.
Po. Ky është një rrugëtim dashurie. Është rruga qëshkon te dashuria hyjnore, kalon nëpër dashurinë njerëzore. Të mëdhenjtëthonë që: Pa kaluar nga Lejla, s’mund të arrishte Krijuesi. Për këtë shkak tani po fillojmë kapitullit të kalimit nga Lejla, bashkudhëtari im. Mësuesi im thoshteçdoherë, çdo njeri në këtë botë sprovohet me dashuri njerëzore. Sepse ne shpeshherë e njohim vetën përmes të tjerëve. I shohim frikët tona, brengat tona nëpërmjet të tjerëve.
Lidhja na behet pasqyre neve. Dhe kjo jetë është e përbërë nga ekuilibri. Ekuilibër në lidhje dhe ekuilibër në rrugëtimin vetë shpirtëror. Dua të të flas si ta ruajmë ekuilibrin në jetën e botës sonë. Nëse nuk krijon ekuilibër në jetën që jeton, nuk do të mund të kapesh ekuilibrin as në botën shpirtërore. Jeta është një art i ekuilibrit. Jo ai që arrin ta prekë shiritin me gjoks, por ai që arrin të ecënë ekuilibër mbi shirit, ka marrërrugën.
Në këtë libër do të ju flas edhe për udhëheqjen e lidhjeve, të kesh ekuilibër në shëndet, më pas edhe për krijimin e ekuilibritnë bollëk dhe bereqet.
“Po sikur ta dinin njerëzit që fjalët që iu dalin nga goja, mendimet që iu dalin nga koka shëtisin tërë universin dhe përsëri kthehen te ta do të ishin shumë më të kujdesshëm”
-Albert Einshein
Yorumlar
Yorum Gönder