Ana içeriğe atla




Ahmet Hamdi Tanpënar



Unë dhe ti
Mos e pi, se të helmon në gllënjkën e parë
Vera që i ka derdhë gotës time fati yt
Më vë në gjumë në gji çdo natë
Çdo mëngjes në ballë vuajtja më puthë

Ti, je një pranverë njëzet vjeçe që
Në hijen tënde frynë era e lumturisë
Çdo rrudhë e rënë në ballin tim
I ngjanë një dimri të pa pranverë

'Eja', horizontet të thërrasin ty
Në duart tua lulet duke britë
Të thërret jeta më zë lartë
Dhe mua toka që e ke shkelë..


Lejla
Sontë në ëndërr Lejlen kam parë
Duke i qatje hallet më një qiri që digjej
Flokët e mëndafshta më dorën time ia kam thurë
Dhe si një rrip në qafë i kam varë
Sonte në ëndërr Lejlan kam parë

Lejla.. sy shkruar një bukuri shkretëtire
Flokët më të zeza se fatin i ke
Që ka ngritur kurth në rrugën e dashurisë
Loti që ka derdhë, është ahu që vuajt ka
Lejla.. sy shkruar një bukuri shkretëtire

Një pikë perle ishte në qerpikët e saj
Ëndrra e saj e mbushur më ankthet e dashurisë
Një tjetër bukuri ka në pikëllimin tënd
Një tjetër botë që eshtër zia e shpirtit tënd
Pa zë bëhet margaritar në qerpikët e tu


përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)


Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...