Ana içeriğe atla


Xhemal Safi



Dua të më duash
Sa do e vështire që është të takohemi
Nga ti dua vetëm të më duash
Edhe nëse është krim vetëm pesë minuta vetëm po të rrimë
Nga ti dua vetëm të më duash

Mos eja edhe nëse të thërras, mos u lodh të lutëm
Mos u brengos, mos u mërzit, mos u thyej të lutëm
Mos më keqkupto, mos mu hidhëro të lutëm
Nga ti dua vetëm të më duash

Nëse një ditë mbetesh pa mu, më mua të jetosh
Të bartësh si sekret vlerën e timës dashuri
Të ledhatosh më sytë e lagur timën fotografi
Nga ti dua vetëm të më duash

Nga ti vetëm një kërkese kam, jo ndonjë privilegj të veçantë
Obligimi i robit nuk është i detyruar ndaj robit
Larg asaj! Jo si Krijuesit në pesë kohë
Nga ti dua vetëm të më duash



Nuk munda pa ty

Harenë që më ka humbur kam provuar ta gjejë
Në kënge e në saz, por nuk munda pa ty
Vjedha edhe një natë nga universi
Provova të qesh pak, por nuk munda pa ty

Më mire se të gjithë malli njoh
Këtë helmin përmbi bëhem se se shoh
Turpërohem nga sytë e mi të përlotur
Provova ti fshij, por nuk munda pa ty

Prita të lindesh nga aty ku ke perënduar
Prita të kthehesh nga aty ku ke shkuar
Nga aty ku mua më shite si të pirë
Provova të vij, por nuk munda pa ty

Më than është martuar, isha duke u çmend
I dogja fotografitë, letrat, e poezitë
Litarin sa here e kam vë në qafë
Provova të vdes, por nuk munda pa ty


përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...