Ana içeriğe atla


Cemal Syreja



Të dua nga larg

Të dua nga larg
Pa ta ndje erën
Pa të përqafuar
Pa ta prekur fytyrën
Vetëm të dua
Ashtu nga larg të dua ty
Pa ta mbajtur dorën
Pa ta prekur zemrën
Pa u hutuat në sytë e tu
Për inat të dashurive treditëshe
Të dua si burrë, jo si rrugaç
Ashtu  nga larg të dua ty
Pa t’i fshirë dy pika lot që të rrjedhin në faqe
Pa u bërë ortak i qeshjeve tua të çmendura
Pa e pëshpëritë bashkë këngën më të dashur
Ashtu nga larg të dua ty
Pa të thyer, tretur e copëtuar
Pa te bere me vajë
Nga larg të dua ty
Ashtu nga larg të dua ty 
Të dua duke i copëtuar në gjuhe të gjitha fjalët që dua të t’i them
Të dua duke i derdhur fjalët pika-pika në fletë të bardhë


Duke dëshiruar


Nëse rruga imë je
Kur unë çelësin ta rrotulloj
Mos të jetë dera e shtëpisë ajo që mbyllet
Por dera jotë ajo që hapet

nëse adresa imë je
Le të vijnë drejt letrat e mia
Dy përsona duke folur në tëlefon
Mos të bëhemi mënjëherë tre

nëse qytëti im je
Në mës le të hynë edhe të tjera qytëtë
Më gëzim më të madh të bashkohem




Me dashuru sa fjalë e gjatë  


Edhe nëse nuk shihen
Edhe nëse nuk preken
Ju jepet vend në zemër disave, pa arsye
Ti je parrugëdalësia ime më e mirë që kam mbetur mes zemrës dhe mendjes
Në fakt, tani më as në mendje s'po më vjen
Sepse je aq shumë në zemrën time
Shtoi jetës time nga e kafta e syve tu
Sikur të mbeteshe ti në hatër të dyzet vjetëve
Me dashuru sa fjalë e gjatë
Po ta hap dritaren tani, e të pres, e ti të vijsh
Sikur të vijsh
Edhe po të mos pyesësh asgjë
Edhe po të mos thuash asgjë
Të hesht, të heshtësh, të heshtim


(përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...