Ana içeriğe atla




Sezai Karakoç


Në qiellin e ngrohtë të verës

Në fushën që para shtrihet
Përnjëherë një dritë djathtas
E një tjetër dritë majtas del
Dhe këto
Arrijnë njëra tjetrën më shpejtësinë e vetëtimës
Këtë populli e konsiderojnë fat për flijim
Thonë që, janë bashkuar Lejla dhe Mëxhnuni
Për ketë çast, sa hap e mbyllë sytë
Dëshiro gjithë çfarë dëshire ke
Gjithsesi që do të të realizohet dëshira
Ata që s'mund bashkohen në tokë, bashkohen në qiell
Dhe për një çast fatbardhë
I bashkojnë ata që duan t‘bashkohen




Vdekje (Lejla dhe Mëxhnuni)

Do të ta tregoj vdekjen në shoqëri të vjeshtës
Shoqëruar nga dielli i dimrit
Mirëpo, pashë që kjo nuk ishtë vdekje, veçse ringjalle ishtë
Është një njoftim që tëjkalon natyrshmërinë
Vjeshta dhe ngjyra e verdhë këtë shpërngulje tregojnë
Kjo ngjyrë kuq si gjaku urrejtje tregojnë
Në dukje e kuqë e në esencë jeshil
Në dukje urrejtje por në esencë nuk është
Pajtimi i përkohësisë më të përhershmën
Konkurrenca e faljes më faljen
Rënia e gjetheve nuk është për ketë toke
Është një goditje rrufeje malit
Nuk është vjeshtë, është pranvere
Pas vdekjes ka jetë të pa fund
Retë hapen dhe dielli del
Pikat e shiut në copëza përlash shndërrohen
Deti tundet e në shesh nxjerr thesarin
Kuptova që ata nuk kanë vdekur
Në emër të vdekjes,
Duke vendosur maskën e vdekjes në dritë u shndërruan
   

përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...