Ana içeriğe atla



Orhan Veli Kanëk

Nuk mundem të tregoj

Nëse qaje a ma dëgjon zërin në rreshtat e mi
A mund të m’i prekni lotët me duar
Nuk e dija që këngët i ke kaq të bukura
Ndërsa fjalët e zhveshura
E di, që ka një vend para se të biesh në ketë brengë
Është e mundur të thuhet çdo gjë
U afrova mjaft, po dëgjoj
Nuk po mundem të tregoj


Me të dashtë ty

Ç’kupton fëmija nga të dashuruarit?
Ç’kupton nga të vdekurit për dashuri
Ç’kupton nga jetesa e bota
Çdo gjë është pozitive në sytë e tij
Çdo herë ka shpresë në zemrën e tij
Në mes te errësirës ndriçimin e ndjenë
Dashurisë që nuk mund bëhet, bëhu i thotë
Edhe unë jam fëmijë dhe i dënuar
Dënimi im është të duhem
Ndërsa faji i vetëm është me të dashtë ty


EJA NË NJË KOHË TË TILLË QË MOS TË JETË E MUND TË HEQ DORË


Eja në një kohë të tillë që mos të jetë e mundur të heq dorë
Plagët e mbetura në duart e mia nga përpjekja zinxhirët për t’i hequr
Le të jetë duke u shëruar
Le të jetë në sytë e mi një errësirë e tillë që kush më sheh le të mendojë se jam verbuar
Faqet e mia le të jenë tharë nga lotët, e buzët e plasaritura

Eja në një kohë të tillë që mos të jetë e mundur të heq dorë
Ndoshta t’i kem kaluar  njëmijë dashuri dhe asnjëra mos të jetë në sytë e mi
Le të mos i ketë plotësuar asnjëra fjalitë e mia
Le të mos e ketë lidhur asnjëra natën me mëngjesin
Çasti i buzëqeshjes së asnjërës prej tyre mos të jetë përpunuar në mendjen time
Imagjinata e asnjërës me gjendjen më të mire të tyre mos të jetë strehuar në trurin tim
Le të mos këtë mbetur asnjë shenjë në trupin tim

Eja në një kohë të tillë që mos të jetë e mundur të heq dorë
Kushdo që e ka kuptuar qe pazëshëm kam qarë le të mos i kthej në brimë
Duart e mia mos të jenë shkrirë e shkuar mbi askënd, edhe nëse lundrohen
Mos të jenë lakuar buzët e mia mjaftueshëm duke thënë asnjë emër tjetër sikur duke thënë emrin tënd
Le të zhduket çdo trup qe u përpoqa ta vë në vendin tënd kur hapen rërat një nga një
Eja në një kohë kur mendoje se kam harruar, kur mendoje se kam hequr dorë, kur mendoj se nuk kam dashur
Le të më vendosin me venat e mi kundër tërheqjes se tokës çdo grimcë qe me bën të jetoj
Eja në një kohë të tillë që mos të jetë e mundur të heq dorë


(përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...