Ana içeriğe atla

Jëllmaz Erdogan




Emrin kishe pranvere
Kur ti flije qytetin kaplonte vetmia
Kur zgjoheshe ndërronte stina në timen fytyrë
Nuk e dije që fshehurazi të doja
Dashuria jote thahej në mua emrin kishe pranvere

Fustanin e valëvisje në sokakun tonë
Sokaku heshtej dhe të ndiqte ty
Nuk e dije që fshehurazi të vëzhgoja
Sytë e mi frikësoheshin nga sytë e tu
E kujtoj emrin kishe pranvere

Pritja jote në stacion ishte një festë në rrugë
Ishte sikur ndarje e pa fund shkuarja jote në shkollë
Nuk e dije që çdo mëngjes të përcillja
Zemra imë përgjatë tërë rrugës qante pas teje
E kujtoj emrin kishe pranvere


përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...