Ana içeriğe atla



Hz. Mevlana


A nuk t’kam thanë?

A nuk t’kam thanë mos shko atje?
A nuk t’kam thanë që ty, veç unë të njoh?
A nuk t’kam thanë në këtë vend të vorfën, unë jam burimi e jetës tande?
Nëse nji ditë m’idhnohesh
Dhe merr kryet e shkon në nji vend njimijë vjet të largët
Vendi qe do bashkohesh kur ki mu kthy, jam unë, a nuk ta kam thanë?
A nuk t’kam thanë mos u kënaq me këta çka duket
A nuk t’kam thanë unë jam ai që ta ka ndërtu tendën që t’ka hije ty
Unë jam ai që ta kam zbukuru e stolisun atë, a nuk t’kam thanë?
A nuk t’kam thanë që unë jam nji deti
Ti je nji peshk, a nuk t’kam thanë?
A nuk t’kam thanë mos shko në ato vende t’thata,
Unë jam deti jot i pastër, a nuk t’kam thanë?
Mos bjer’ në kurthe si zogjtë, a nuk t’kam thanë?
A nuk t’kam thanë që unë jam ai qe ta ka mundësu me fluturu,
Unë jam krahu jot, a nuk t’kam thanë?
A nuk t’kam thanë që ta presin udhën,
A nuk t’kam thanë që te ftofin ty.
E unë jam zjarmi jot,
Unë jam ngrohtësia jote, a nuk t’kam thanë?
Të thojnë lloj-lloj gjanash, a nuk t’kam thanë?
Fiton sjellje të këqija, a nuk t’kam thanë?
E hup burimin e pa vdeksisë, a nuk t’kam thanë?
Pra me hup mu, a nuk t’kam thanë?
Ma thuej, a nuk t’i kam thanë tona këto?




AI PO VJEN, AI

Derdhni ujë udhëve
Jepnju myzhde bashqeve
Po vijnë aromat e beharit
Ai po vjen, ai...
Copa jonë e hanes, i dashtuni jonë, po vjen
Lirojeni udhën, hapnu
Qëndroni larg, qendroni
Fytyra e ndriçueme, e pastër
Tuj i lanë t'shrritne mbas vedi venat që i shkel
Ai po vjen, ai....
Copa jone e hanës, i dashtuni jonë, po vjen
Qiella e kaploi token, e mshtjelli për nji çast
Përnjiherë katër anët i mloi nji erë misku
Përnjiherë nji zhurmë, nji kijamet kërsiti n'rrokulli
Ai po vjen, ai....
Copa jone e hanës, i dashtuni jonë, po vjen
Përnjiherë bashqeve ju erdh shpirti, bashqet u nritën
Përnjeherë ju çelën sytë bashqeve
Përnjeherë neve s'na met as brengë, as mërzi, as vuejtje
Ai po vjen, ai...
Shigjeta fluturoi prej harkut
Veç se asht tu e arritun cakun
Bashqet ju nalen selames
Selvitë u çuen n'kamë
Ka dalë udhëve nëpër ledina t'gjelbërueme
Pra gonxha, ka hypun n'kalë e po vjen
E çka po presum na?
Ai po vjen, ai...
Copa jone e hanës, i dashtuni jonë, po vjen
Nëse vjen n'tonin rajon, ki me pa, o Shems
Na u asht ba huj neve veç me heshtë, me heshtë...
Për syte e tu t'bukun shpirti jem asht n'pritje
M'iku rahatia
Netëve, gjum s'më ka met, ikun m'ka
Eh, kqyre pra, ato ditët e mira kanë dalë, n'udhë tuj ardhun janë...





(përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...