Nazëm Hikmet
Me të mendu ty
Me të mendu ty është gjë e
bukur
Gjë shpresëdhënëse
Sikur të dëgjosh këngën më të
bukur
Mirëpo, tani mua nuk po më
mjafton shpresa
Unë tani dua të këndoj këngë,
jo të dëgjoj më
Të
dua ty
Të dua ty
Sikur e ha bukën e zhytur në kripë
Sikur pi ujë nëtëve kur zgjohesh në zjarr duke mbështëtur
gojën në rubinëtë
Sikur e hapë kutinë e rëndë të postës, të pa përcaktuar,
i shqëtësuar, i gëzuar, i dyshueshëm
Të dua ty
Sikur kalon detin për herë të parë më avion
Sikur ajo gjëja që brenda mëje lëvizë derisa
Stambolli errësohet lehtas
Të dua ty
Sikur thua po jetojmë shumë shyqyr.
Vjeshta
Ditët vetëm se po shkurtohen
Shirat janë gati të fillojnë
Të kam pritë më derë të hapur
Përse u vonove kështu?
Në sofrën timë spec të gjelbër, krip e bukë
Në shtambë vera që ta kam ruajt ty
E kam pi deri në gjysmë duke të pritë ty në vetmi
Përse u vonove kështu?
Pemë e pjekura, në degë fuqishëm qëndrojnë
Do binin në tokë pa i vjelë
Po të vonoheshe edhe pak..
(përktheu nga
turqishtja: Fatijona Bajraj)
Yorumlar
Yorum Gönder