Nexhip Fazël Kësakyrek
I prituri
As i sëmuri nuk e pret mëngjesin
As i sapo vdekuri varrin
As djalli mëkatin
Sa të kam prite unë ty
Kaloi, nuk dua më të vish
Të kam gjet në mungesën tënde
Leje hijen në imagjinatën time
Mos eja, më kujt i duhesh?
Ky
shi
Ky shi... ky shi... më i hollë se qimja
Ky shi që bie më i butë se fryma
Ky shi... ky shi... një ditë kur të pushoj
Pasqyrat fytyrën timë nuk do e njohin më
Ky shi si pe që gjakun ma ngulfatë
Si një thike e pa mëshirë shtrihet në trupin tim
Ky shi në tokë gurë dhe tëk unë kockë
Duke duruar do bie lehtë pa ndal
Ky shi mbi frikën e çmëndurisë
Errësirën nga mëndimët nuk e dëbon dot
Dasma që xhinët në trurin tim bëjnë
Nga ujerat, nga zërat dhe nga nëtët.
(përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Yorumlar
Yorum Gönder