Ana içeriğe atla



Ozdemir Asaf



Do të të fsheh ty,
Do të të fsheh ty më beso
Në shkrimet e mia, në pikturimet e mia
Në këngët e mia, në fjalët e mia

Ti do të mbetesh askush s'do ta di
Dhe askush nuk do të të shoh ty
Do të jetosh në sytë e mi

Ti do shohësh, do dëgjosh
Nxehtësinë e një dashurie vezulluese
Do të flesh, e do të zgjohesh

Do të shohësh, nuk i përngjajnë
Ditët e ardhura atyre që kanë shkuar
Do irritohesh

Për ta kuptuar një dashuri
Një jetë duhet harxhuar
Do ta harxhosh

Do të të jetoj ty, nuk rrëfehet
Do të të jetoj në sytë e mi ,
do të të fsheh në sytë e mi
Një ditë mu për të rrëfyer...
Do të shohësh
Do ti mbyllë sytë e mi...
Do ta kuptosh


Lumturi pas meje
Kam jetuar tërë këto vite
Kam humbë të gjitha që në dorë më kanë rënë
Do të jetoj edhe pak
Vetëm një gjë kursyer kam

Një shikim, një vëzhgim, një shqise, një mëndim
Ndoshta i uritur do të mbes

Do të fajësohem kur do vdes
Kam shkruar pak, tash më gjithmonë do shkruaj


Lavinia

Nuk do të të them mos shko
Nëse ke ftohtë mere xhaketën time
Këto janë orët më të mira të ditës
Rri me mua

Nuk do të të them mos shko
Përsëri, ti e di
Nëse do gënjeshtra, gënjeshtra të them
Lëndohesh

Nuk do të të them mos shko
Por, mos shko Lavinia
Emrin do të ta fsheh

Mos e di, as ti Lavinia


përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...
Çu pej gafleti oj zemër, çu mos ba isjan Meno xhevapin që n'divan t'Hakkut ki me dhanë Çu pej gafleti oj zemër, çeli sytë e mrensisë Shiqajet mos ba, po dij shyqyr Perenisë Çu pej gafleti oj zemër, këqyr me sy t'bukunisë Hamd çoj Hakkut tan, që t'përkryeme t'ka jaratisë Çu pej gafleti oj zemër, prej derteve mos loto Çoji durt drejt madhnisë t'Tij, e pa nal ban dua Çu pej gafleti oj zemër, mos t'mungon ziqri n'guhen tane, e tovbe pa nal ba Jo veç ditën, po edhe natën, thuej me tanë xhanin tan, Ya Hakk, Elhamdulilah F.B
  Prapë tavaf kalldërmave t’vjetër kam ba E shtatë herë sillun jam Shtatë kat t'nefsit mytë i kam E prej nefsit jam pastru Tash edhe nji herë ma pastër, ma fort t'du A thu ti ej Jar, haxhin kabull, a ma ke ba Mahlasin haxhi i ashkut mu, a ma ke dha Prapë zjarrit tan i jam afru E shtatë herë sillun rreth jam Shtatë shybe t'aklit djegë i kam E teslim iu kam ba nurit Tan, oj sevda Oj sevda e kësaj fakires që ashike asht daima Daima me ashkun tanë jetën me e çu ka Prapë i shkela udhët me kalldërm E shtatë herë rreth ju rashë Shtatë herë tovbe bana Shtatë herë e prisha tovben sevdasë Sevdasë Tane e ashkut Tan Që si pervanen flaka e ashkut Flaka e mallit Tan shkrum e hi qenien teme po e ban... "Divani Evvel-Fatijoja Bajraj"