Ana içeriğe atla




Xhan Jyxhel


E ndalume m’thanë për ty

E ndalume, m’thanë për ty
Ndalesat janë për mu shkel, thashë

E pamundun m’thanë për ty
E randësishme asht me arrit t’pamundunën, thashë

Nuk bahet, m’thanë për ty
N’botë s’ka gja që nuk bahet, thashë

E vështirë, m’thanë për ty
Po t’ish kanë e lehtë s’kish pas vlerë, thashë

Çka ke gjet te ajo, m’thanë
Ata që e kam lyp te krejt e që s’e kam gjet, thashë

Çka asht ajo për ty, m’thanë
Fytyra jem që kesh n’jetë, thashë

Qysh je lidh ashtu me ta, m’thanë
Unë jo, ajo m’ka lidhë, thashë

A t’ka dashtë edhe ajo si ti, m’thanë
Qe kjo ke gjaja e vetme që nuk mujta me ju përgjigj
Nëse nuk e di këtë, hiq dorë m’thanë

Po t’isha kanë që hjeku dore nuk kisha dashunu, thashë



Dashnia asht me dashtë pa arsye

Dashnia asht me dashtë pa arsye
Me u lidhë me dikan pa naj shkak
Kur t’kqyrsh n’sytë e saj me u shkri përmrena
Kur t’i mbajsh duert me u dridhë me krejt egon
Madje asht mos me u përqafu prej marres
Sepse në fakt me dashtë asht me pas marre
Çka asht me dashtë n’fakt?
A me dekë n’rrugën për ta?
A me jetu me ta?
A me dashunu gjatë tanë jetës?
Apo me u nda kur nevojitet?
Çka asht ajo qe e lidhë njeriun me tjetrin?
Nuk i di kërkush përgjigjet e këtyre pytjeve
Kush e do te bukuren, kush mallin?!



Nuk duhet të lidhesh

Nuk duhet të lidhesh më diçka ashtu verbërisht
Nuk duhet të thuash nëse nuk është ai/ajo nuk mund të jetojë
Nuk duhet të thuash pra
Sepse jeton
Nuk është e nevojshme të thuash fjalë të padobishme
Nuk duhet të duash shumë shembull. Nëse ai/ajo do më pak, thyhesh
Zaten, zakonisht ai/ajo të do më pak
Ngaqë ti e do atë
Nëse nuk dashuron shumë, nuk vuan shumë
Kur nuk zotëron shumë, nuk i përket shumë
Madje, nuk duhet zotëruar shumë as duart e këmbët
Duhet të veprosh sikur nuk janë tuat
Kur nuk ke asgjë, nuk frikësohesh nga të humburit
Duhet të veprosh sikur mund të jetosh edhe pa to
Shembull, shumë gjëra nuk duhet të kesh në shtëpi
Mund të ecësh në rrëmujë të madhe
Nëse gjithsesi do të zotërosh diçka
Duhet t'i zotërosh vendet ku bashkohen çatitë më qiellin
Duhet ta zotërosh qiellin
Diellin, hënën, yjet...
Shembull, ylli i veriut do të jetë ylli yt
Ai është i imi do të thuash
Nëse do që gjithsesi diçka të të përkas ty...
Shembull, ylberi do të jetë yti
Nëse gjithsesi do t'i përkasësh diçkaje, duhet t'i përkasësh ngjyrave
Shembull, të portokalltës, apo rozës
Ose parajsës do t'i përkasësh
Duhet të jetosh pa zotëruar shumë, pa i përkitur shumë diçkaje
Edhe sikur çdo çast do të rrjedhë e të ik nga grushtat tu
Edhe sikur përgjithmonë do të jetë jeta jote
Duhet të jetosh i bashkangjitur. Nga maja duke e mbajtur...


Duhesh ta dish që

Duhesh ta dish që... duhet ta dish që...
Diplomat e varura në mure nuk mjafton për ta bere njeriun njeri
Duhet ta dish që..
Sa më shumë që të përdoret fjala e dashurisë,
Aq më shumë i zvogëlohet pesha e kuptimit
Duhet ta dish që...
Është e vështirë të gjesh se ku ka shkuar vija jote mes të mbrojturit të besimeve tua dhe mos thyerjes se personit përballë
Duhet ta dish që...
Në mes miqve të vërtet nuk ka distancë
As në mes dashurive të vërteta
Duhet ta dish që...
Përvoja jote nuk ka të bëjë më atë se sa ditëlindje ke festuar,
Por çfarë lloj eksperiencash ke përjetuar
Duhet ta dish që...
Familja nuk është çdo herë pranë njeriut
Mund të mësoni dashuri besim dhe interesim nga personat që të afërm nuk i keni
Familja nuk është gjithmonë biologjike
Duhet ta dish që...
Sa do që të afërm të jenë edhe miqtë e ngushtë mund të hidhërohen ndonjëherë
Duhet falur ata
Duhet ta dish që...
Nganjëherë nuk mjafton falja e të tjerëve
Njeriu duhet vetën ta fal
Duhet ta dish që...
Sa do që brendësia ju gjakos bota nuk e ndalon rrotullimin e saj për ju
Duhet ta dish që...
Kushtet dhe ngjarjet, mund të ndikojnë në atë që jemi
Mirëpo jemi përgjegjës vetë për atë që jemi
Duhet ta dish që...
Nëse dy persona debatojnë, nuk nënkuptohet që se duan njeri tjetrin
Nuk nënkupton që duhen ata që nuk debatojnë
Duhet ta dish që...
Çdo problem fsheh brenda vetës një mundësi
Dhe problemi mbete grimce e vogël përballe asaj mundësie
Duhet ta dish që...
Po humbe shpejt dashurinë, e vuajtja zgjatë më vite




(Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj)

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...
Çu pej gafleti oj zemër, çu mos ba isjan Meno xhevapin që n'divan t'Hakkut ki me dhanë Çu pej gafleti oj zemër, çeli sytë e mrensisë Shiqajet mos ba, po dij shyqyr Perenisë Çu pej gafleti oj zemër, këqyr me sy t'bukunisë Hamd çoj Hakkut tan, që t'përkryeme t'ka jaratisë Çu pej gafleti oj zemër, prej derteve mos loto Çoji durt drejt madhnisë t'Tij, e pa nal ban dua Çu pej gafleti oj zemër, mos t'mungon ziqri n'guhen tane, e tovbe pa nal ba Jo veç ditën, po edhe natën, thuej me tanë xhanin tan, Ya Hakk, Elhamdulilah F.B
  Prapë tavaf kalldërmave t’vjetër kam ba E shtatë herë sillun jam Shtatë kat t'nefsit mytë i kam E prej nefsit jam pastru Tash edhe nji herë ma pastër, ma fort t'du A thu ti ej Jar, haxhin kabull, a ma ke ba Mahlasin haxhi i ashkut mu, a ma ke dha Prapë zjarrit tan i jam afru E shtatë herë sillun rreth jam Shtatë shybe t'aklit djegë i kam E teslim iu kam ba nurit Tan, oj sevda Oj sevda e kësaj fakires që ashike asht daima Daima me ashkun tanë jetën me e çu ka Prapë i shkela udhët me kalldërm E shtatë herë rreth ju rashë Shtatë herë tovbe bana Shtatë herë e prisha tovben sevdasë Sevdasë Tane e ashkut Tan Që si pervanen flaka e ashkut Flaka e mallit Tan shkrum e hi qenien teme po e ban... "Divani Evvel-Fatijoja Bajraj"