Ana içeriğe atla

Kayıtlar

Mayıs, 2020 tarihine ait yayınlar gösteriliyor
Erë asht tuj fry Erë që mërdhinë trupat, po ngroh shpirtnat Erë asht tuj fry   Bashkë me degë e pemëve që i përkulë I banë m’u përkulë edhe shpirtnat drejt madhnisë Tane, ja, Hakk Erë asht tuj fry Natyrës freski asht tuj i dhanë, bashkë me natyrën edhe shpirtnave tanë miskin  Erë asht tuj fry  Prej qershisë po i shkëput frutat e saj të prishuna Le t'na i shkëputë edhe gjynahet tona prej mrensisë tonë Erë asht tuj fry, erë qe po i banë zojtë me u strehu n'foletë e tyne që degëve t'pemëve ndërtu i kanë Le t'na banë edhe neve me u strehu n'fole t'Madhnise Tane, ja, Hakk  Fole që pos saj tjetër derë nuk kem.... Erë asht tuj fry  Erë që paralajmëron shiun mbas saj Shi që asht rahmet e bereqet prej Teje, ja, Hakk E mu ashtu qysh shiu token freskon, pastrona shpirtnat tanë me Rahmetin Tan, ja, Hakk... Erë asht tuj fry... erë e bekueme asht tuj fry...
N'tana këto blerime shkëlqen nuri Yt, ja, Hakk Çdo lule e çelun n'kit’ zaman behari asht dëshmi e Hijeshisë Tane Çdo cicërimë zogu asht dëshmi e Madhështisë Tane Çdo pikë shiu që token prek asht dëshmi e Përsosmënisë Tane Çdo yll qe n'kupole t'qiellës natën ndriçon, asht dëshmi e Kuvetit Tan Çdo forme e hanës që si fener ndriçon t'errëtën natë kallxon qe Ti i pazavensueshëm je E tanë ajo ngrohtësi e ajo dritë që dielli jep, asht dëshmi e Njishmerisë Tane Çdo gjallesë që krah rreh, çdo gjallesë që n'ujë noton, kallxon se sa i Madhnueshëm je Ku mos me dashtë Bukuninë Tane... M'thuej, ku mos me kanë ashik i Xhemalit Tan Kur tanë universi, tan rrokullia janë pasqyrë në t’cilën reflekton Nuri i Bukunisë Tane Ku mos me ra udhës për me pa Tanen Bukuni Kur për trandofillin edhe bilbili n'therra gjakohet Ku mos me u gjaku për tan atë Bukuni Ku mos me u ba ashik udhës Tane, oj, ma e Bukuna, Hyjni...