Ana içeriğe atla




Erë asht tuj fry
Erë që mërdhinë trupat, po ngroh shpirtnat
Erë asht tuj fry  
Bashkë me degë e pemëve që i përkulë
I banë m’u përkulë edhe shpirtnat drejt madhnisë Tane, ja, Hakk
Erë asht tuj fry
Natyrës freski asht tuj i dhanë, bashkë me natyrën edhe shpirtnave tanë miskin 
Erë asht tuj fry 
Prej qershisë po i shkëput frutat e saj të prishuna
Le t'na i shkëputë edhe gjynahet tona prej mrensisë tonë
Erë asht tuj fry, erë qe po i banë zojtë me u strehu n'foletë e tyne që degëve t'pemëve ndërtu i kanë
Le t'na banë edhe neve me u strehu n'fole t'Madhnise Tane, ja, Hakk 
Fole që pos saj tjetër derë nuk kem....
Erë asht tuj fry 
Erë që paralajmëron shiun mbas saj
Shi që asht rahmet e bereqet prej Teje, ja, Hakk
E mu ashtu qysh shiu token freskon, pastrona shpirtnat tanë me Rahmetin Tan, ja, Hakk...
Erë asht tuj fry... erë e bekueme asht tuj fry...

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...