Ana içeriğe atla


N'tana këto blerime shkëlqen nuri Yt, ja, Hakk
Çdo lule e çelun n'kit’ zaman behari asht dëshmi e Hijeshisë Tane
Çdo cicërimë zogu asht dëshmi e Madhështisë Tane
Çdo pikë shiu që token prek asht dëshmi e Përsosmënisë Tane
Çdo yll qe n'kupole t'qiellës natën ndriçon, asht dëshmi e Kuvetit Tan
Çdo forme e hanës që si fener ndriçon t'errëtën natë kallxon qe Ti i pazavensueshëm je
E tanë ajo ngrohtësi e ajo dritë që dielli jep, asht dëshmi e Njishmerisë Tane
Çdo gjallesë që krah rreh, çdo gjallesë që n'ujë noton, kallxon se sa i Madhnueshëm je
Ku mos me dashtë Bukuninë Tane...
M'thuej, ku mos me kanë ashik i Xhemalit Tan
Kur tanë universi, tan rrokullia janë pasqyrë në t’cilën reflekton Nuri i Bukunisë Tane
Ku mos me ra udhës për me pa Tanen Bukuni
Kur për trandofillin edhe bilbili n'therra gjakohet
Ku mos me u gjaku për tan atë Bukuni
Ku mos me u ba ashik udhës Tane, oj, ma e Bukuna, Hyjni...

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...