Ana içeriğe atla

Ani (qytet antik)


 Ani (qytet antik)




Gjendet në juglindje të qytetit të Kars.

Ani u regjistrua në UNESCO në vitin 2016.

Qyteti daton qysh në shekullin e 6 –të si një vend i fortifikuar që i përket krerëve armenë të fisit Gamsaraga. Midis viteve 961 dhe 1045 ishte kryeqyteti i sundimtarëve armenë të Dinastisë Pakraduni.

Qyteti mbeti nën sundimin bizantin deri në 1064 dhe më pas është marrë nga selxhukët.

Qyteti antik brenda vetes strehon disa vepra të arkitekturës islame nga shekujt 11-12.

Xhamia Ebu'l Manuçehr  është vepra më e rëndësishme islame në Ani, e cila u ndërtua në vitin 1072 nga Manuçehr.

Shumë nga veprat e krishtera në Ani janë ndërtuar ose riparuar gjatë kësaj periudhe.

Ani u dëmtua rëndë në tërmetin e vitit 1319, pastaj u okupua nga Timuri i cili i solli shkatërrimin qytetit.

Pavarësisht kësaj jetesa vazhdohej në qytet derisa u braktis plotësisht në luftën osmano-persiane të vitit 1535.

Rajoni i cili u pushtua nga rusët në Luftën Osmane-Ruse të vitit 1877-78, u mor nga Osmanët përsëri pas Luftës së Parë Botërore.

Sidoqoftë rrafshnalta Ani më vonë kaloi në duart e Republikës së sapoformuar të Armenisë.

Në vitin 1920 Ani për herë të fundit u strehua në kufijtë e Republikës së Turqisë dhe ende vazhdon të jetë pjesë e saj.

I quajtur si qyteti i 1001 kishave ose qyteti i 40 portave, Ani gjithashtu ka një qytet nëntokësor i cili zbulohet për herë të parë në vitet 1880. Në këtë qytet nëntokësor ka 823 ndërtesa dhe shpella. Muret e qytetit, 8 kisha dhe një xhami janë veprat më të rëndësishme që ende edhe sot e kësaj ditë qëndrojnë në Ani.

 

Xhamia Ebu'l Manuçehr

E njohur si xhamia e parë turke në Anadoll, Xhamia Ebu'l Menuçehr u ndërtua në vitin 1072 nga Menuçehr i emëruar 'Beu i Ani' nga Sulltan i perandorisë selxhuke Alparslan.

Minarja e xhamisë përbëhet nga 99 shkallë. Mbishkrimi 'Bismillah' i shkruar me kaligrafi kufike në minare përkon me shkallën e 66 -të. Xhamia është ndërtuar tërësisht duke përdorur gur shtufi. Në xhami hyrja bëhet përmes derës në cepin veriperëndimor. Gjithashtu ka një hyrje të dytë në anën veriore të ndërtesës. Kjo derë të shpie edhe te minarja. Minarja është e ndërtuar në një plan tetëkëndësh. Në murin e minares gjithashtu ende qëndron mbishkrimi. 


  







Njëra nder objektet më të rëndësishme të qytetit është edhe Katedralja.

Katedralja e Ani-të ose e quajtur ndryshe Kisha e Marisë u ndërtua në 989 nga arkitekti Trdat.





Muret e qytetit antik ende qëndrojnë në këmbë pavarësisht furtunave që i kanë goditur ndër shekuj me radhë. 





Pamje të tjera të ndërtesave nga qytetit antik Ani.







(Nga turqishtja; Jonna)




Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...
Çu pej gafleti oj zemër, çu mos ba isjan Meno xhevapin që n'divan t'Hakkut ki me dhanë Çu pej gafleti oj zemër, çeli sytë e mrensisë Shiqajet mos ba, po dij shyqyr Perenisë Çu pej gafleti oj zemër, këqyr me sy t'bukunisë Hamd çoj Hakkut tan, që t'përkryeme t'ka jaratisë Çu pej gafleti oj zemër, prej derteve mos loto Çoji durt drejt madhnisë t'Tij, e pa nal ban dua Çu pej gafleti oj zemër, mos t'mungon ziqri n'guhen tane, e tovbe pa nal ba Jo veç ditën, po edhe natën, thuej me tanë xhanin tan, Ya Hakk, Elhamdulilah F.B
  Prapë tavaf kalldërmave t’vjetër kam ba E shtatë herë sillun jam Shtatë kat t'nefsit mytë i kam E prej nefsit jam pastru Tash edhe nji herë ma pastër, ma fort t'du A thu ti ej Jar, haxhin kabull, a ma ke ba Mahlasin haxhi i ashkut mu, a ma ke dha Prapë zjarrit tan i jam afru E shtatë herë sillun rreth jam Shtatë shybe t'aklit djegë i kam E teslim iu kam ba nurit Tan, oj sevda Oj sevda e kësaj fakires që ashike asht daima Daima me ashkun tanë jetën me e çu ka Prapë i shkela udhët me kalldërm E shtatë herë rreth ju rashë Shtatë herë tovbe bana Shtatë herë e prisha tovben sevdasë Sevdasë Tane e ashkut Tan Që si pervanen flaka e ashkut Flaka e mallit Tan shkrum e hi qenien teme po e ban... "Divani Evvel-Fatijoja Bajraj"