Ana içeriğe atla

 


          Ç'ki shashkin që je habitë
Dynjanë për t'mirë e ke ditë
T'ka dalë çka hiç s’e ke pritë
Tash si i çmenun je tuj britë
Ke menu që tanë atë mall
Dynjaja ty që ta ka falë
Kurrë ma s'ka me ta marrë
Zengjin metesh sa t'jesh gjallë
Hesabi mirë s't'ka qëllu
Me dynjanë tash je zemnu
T'ka prek fort haj ku-ku
Dert mi dert sipër t'ka gju
T'ka lanë pa mall e pasuni
T'ka lanë pa dost e pa shoqni
T'ka lanë si gjynah n'vetmi
Marrë t'i ka çka pasë i ki
E fort kjartë t'ka kallxu
Që mbas saj s'duhet mashtru
Ka ardhë vakti, oj و-Vahide që je fani
Hakkut tan ti me ju kthy
"Divani Evvel" Fatijona Bajraj

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...