Ana içeriğe atla




          Ngoje zemrën teme që kjanë
Ngoji rënkimet e mia n'mes të natës
Lagu n'lotët e mi ma të rreptë se shiu
Sarhosh banu me gotën tem t'metun bosh
Hmm... mej, zatën asht ashku jot
Ej, jar! Jar, që je zjermi jem, në t'cilin zhuritun jam
Ej, jar! Jar, që je deti jem, në t'cilin fundosun thellë jam
Ej, jar! Jar, që je drandofillja jem, me therrat e t'cilës gjakosun jam
Ej, jar! Jar, që je helmi jem i ambël, me t'cilin helmu jam
Ej, jar që je ashku, n'udhën e t'cilit, vetën fli kam ba
Për t'cilin s'kam dit' mu lodhë tuj prit'
Për t'cilin s'kam mujt mu shu si qiri i shpresës
Si pafunsia për t'cilin s'mujta m’u harxhu ,
Ngoji n'bunar t'pafun pëshperitjet e mia, që i pëshpërita me dashtuni
"Divani Evvel" F.B

 

Yorumlar

Bu blogdaki popüler yayınlar

Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat   humben në të rejat Jo vetëm mua,   por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur   ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...