Abdurrahim Karakoç A është e lehtë të harroj (Mihriban) Mos thuaj a është e lehtë të të harroj Do më harrosh Mihribanja ime Po sa të kesh djalë a vajzë Do më harrosh Mihribanja ime Koha shkrihet dalëngadalë Pema në degë gjithnjë nuk rri Shumë shkaqe të bëjnë të më harrosh Do të më harrosh Mihribanja ime Vitet në zemër strehohen E kujtimet ndryshken Kjo zemër e zjarrtë zbutet Do të më harrosh Mihribanja ime Gji ke thithur ditë e natë E ke harruar kur je rritur E pra, mu ashtu Do të më harrosh Mihribanja ime Ditët kalojnë, zvogëlohet dashuria Ndërron ngjyra e çdo gjëje Nëse sot jo, nesër mbase Do të më harrosh Mihribanja ime Kështu është rendi në këtë anije Të vjetrat humben në të rejat Jo vetëm mua, por edhe veten Do e harrosh Mihribanja ime Mihriban Zemra ime e çmendur ishte lidhur për flokëve tu të verdha Nuk po zgjidhet, Mihriban Mos e pandeh vdekjen më të lehtë se ndarje...
Yorumlar
Yorum Gönder