Ana içeriğe atla

Kayıtlar

Ağustos, 2021 tarihine ait yayınlar gösteriliyor

Ani (qytet antik)

 Ani (qytet antik) Gjendet në juglindje të qytetit të Kars. Ani u regjistrua në UNESCO në vitin 2016. Qyteti daton qysh në shekullin e 6 –të si një vend i fortifikuar që i përket krerëve armenë të fisit Gamsaraga. Midis viteve 961 dhe 1045 ishte kryeqyteti i sundimtarëve armenë të Dinastisë Pakraduni. Qyteti mbeti nën sundimin bizantin deri në 1064 dhe më pas është marrë nga selxhukët. Qyteti antik brenda vetes strehon disa vepra të arkitekturës islame nga shekujt 11-12. Xhamia Ebu'l Manuçehr  është vepra më e rëndësishme islame në Ani, e cila u ndërtua në vitin 1072 nga Manuçehr. Shumë nga veprat e krishtera në Ani janë ndërtuar ose riparuar gjatë kësaj periudhe. Ani u dëmtua rëndë në tërmetin e vitit 1319, pastaj u okupua nga Timuri i cili i solli shkatërrimin qytetit. Pavarësisht kësaj jetesa vazhdohej në qytet derisa u braktis plotësisht në luftën osmano-persiane të vitit 1535. Rajoni i cili u pushtua nga rusët në Luftën Osmane-Ruse të vitit 1877-78, u mor nga...
          Çu prej gafleti oj zemer Çu prej gafleti, oj zemër, çu mos ba isjan Meno xhevapin që n'divan t'Hakkut ki me dhanë Çu prej gafleti, oj zemër, çeli syte e mrendise Shiqajet mos ba, po diji shyqyr Perenisë Çu prej gafleti, oj zemër, këqyr me sy t'bukunisë Hamd çoji Hakkut tan, që t'përkryne t'ka jaratise Çu prej gafleti, oj zemër, prej derteve mos loto Çoji durtë drejt madhnisë t'Tij, e pa nal banë dua Çu prej gafleti oj و-Vahide , mos t'mungon ziqri n'guhën tane, e tovbe pa nal ba Jo veç ditën po edhe natën, thuej me tanë xhanin tan, ja Hakk Elhamdulilah "Divani Evvel" Fatijona Bajraj 
          Ngoje zemrën teme që kjanë Ngoji rënkimet e mia n'mes të natës Lagu n'lotët e mi ma të rreptë se shiu Sarhosh banu me gotën tem t'metun bosh Hmm... mej, zatën asht ashku jot Ej, jar! Jar, që je zjermi jem, në t'cilin zhuritun jam Ej, jar! Jar, që je deti jem, në t'cilin fundosun thellë jam Ej, jar! Jar, që je drandofillja jem, me therrat e t'cilës gjakosun jam Ej, jar! Jar, që je helmi jem i ambël, me t'cilin helmu jam Ej, jar që je ashku, n'udhën e t'cilit, vetën fli kam ba Për t'cilin s'kam dit' mu lodhë tuj prit' Për t'cilin s'kam mujt mu shu si qiri i shpresës Si pafunsia për t'cilin s'mujta m’u harxhu , Ngoji n'bunar t'pafun pëshperitjet e mia, që i pëshpërita me dashtuni "Divani Evvel" F.B  
            Me pas sabrin e pishës Që katër stinëve ju banë ballë A thu, halin qysh e kishim pas? A thu, udha ku na kish dalë? Me pas sabrin e pishës E me duru si ajo n'borë e n'shi A thu, nefsin qysh e kishim pas? A kishim me dal galib n'fund t'udhës na ndaj tij Me pas sabrin e pishës Acarit edhe dillit fort me i qëndru A thu, n'cilat makame mrri kishim A thu, n'fund, udha neve na kish gzu Me pas kanë si pisha e fortë N'sabër, ashk e imtihan A thu n'ahiret Afër kujt kishim me kanë "Divani Evvel" Fatijona Bajraj
            Nji mbas nji kadeh po pi Nji mbas nji kadeh po pi Mest po bahna për ashk t'Tij Për ashk t'Hakkut Baki Kadeh kadeh due me pi N'mejhane t'ashkut kam ra Rrokulli tjetër s'du me pa Du me nejt daima n'ta Si ashike e Hakkut Daima Meji i ashkut venat mbush m'i ka Edhe xhanin mest ma ka ba Sarhosh i Hakkut gjithnji ka me ka Ndaq m'queni xhahil ndaq evlija Kadeh kadeh mej du me pi Me pi për ashkun ilahi Edhe xhanin me e ba fli Veç për ashkun ilahi                                                             "Divani Evvel" Fatijona Bajraj
  Prapë tavaf kalldërmave t’vjetër kam ba E shtatë herë sillun jam Shtatë kat t'nefsit mytë i kam E prej nefsit jam pastru Tash edhe nji herë ma pastër, ma fort t'du A thu ti ej Jar, haxhin kabull, a ma ke ba Mahlasin haxhi i ashkut mu, a ma ke dha Prapë zjarrit tan i jam afru E shtatë herë sillun rreth jam Shtatë shybe t'aklit djegë i kam E teslim iu kam ba nurit Tan, oj sevda Oj sevda e kësaj fakires që ashike asht daima Daima me ashkun tanë jetën me e çu ka Prapë i shkela udhët me kalldërm E shtatë herë rreth ju rashë Shtatë herë tovbe bana Shtatë herë e prisha tovben sevdasë Sevdasë Tane e ashkut Tan Që si pervanen flaka e ashkut Flaka e mallit Tan shkrum e hi qenien teme po e ban... "Divani Evvel-Fatijoja Bajraj"
            Ç'ki shashkin që je habitë Dynjanë për t'mirë e ke ditë T'ka dalë çka hiç s’e ke pritë Tash si i çmenun je tuj britë Ke menu që tanë atë mall Dynjaja ty që ta ka falë Kurrë ma s'ka me ta marrë Zengjin metesh sa t'jesh gjallë Hesabi mirë s't'ka qëllu Me dynjanë tash je zemnu T'ka prek fort haj ku-ku Dert mi dert sipër t'ka gju T'ka lanë pa mall e pasuni T'ka lanë pa dost e pa shoqni T'ka lanë si gjynah n'vetmi Marrë t'i ka çka pasë i ki E fort kjartë t'ka kallxu Që mbas saj s'duhet mashtru Ka ardhë vakti, oj و-Vahide që je fani Hakkut tan ti me ju kthy "Divani Evvel" Fatijona Bajraj
    Nji nga nji.... N'rruza t'tespiheve Esmat Tua Tuj i përmen U harlisë mrensia e shkretë S’un po i zihet veni ven Mas xhemalit Tan Mest asht ba Qysh pa u kriju hardhija Pa u ba ixhat meji Sarosh e bani bukunia Bukunia Jote që veç Ti je ebedia N'tarik Tan dalun ka Kjo fakirkja Yte garibe Që xhanin e ban feda Me ymyd qe n'tjetrën dynja Nurin Tan و-Vahidja me pa E me u radhitun N'der t'Tuat evlija Fatijona Bajraj "Divani Evvel"