Xhemal Safi Dua të më duash Sa do e vështire që është të takohemi Nga ti dua vetëm të më duash Edhe nëse është krim vetëm pesë minuta vetëm po të rrimë Nga ti dua vetëm të më duash Mos eja edhe nëse të thërras, mos u lodh të lutëm Mos u brengos, mos u mërzit, mos u thyej të lutëm Mos më keqkupto, mos mu hidhëro të lutëm Nga ti dua vetëm të më duash Nëse një ditë mbetesh pa mu, më mua të jetosh Të bartësh si sekret vlerën e timës dashuri Të ledhatosh më sytë e lagur timën fotografi Nga ti dua vetëm të më duash Nga ti vetëm një kërkese kam, jo ndonjë privilegj të veçantë Obligimi i robit nuk është i detyruar ndaj robit Larg asaj! Jo si Krijuesit në pesë kohë Nga ti dua vetëm të më duash Nuk munda pa ty Harenë që më ka humbur kam provuar ta gjejë Në kënge e në saz, por nuk munda pa ty Vjedha edhe një natë nga universi Provova të qesh pak, por nuk munda pa ty Më mire se të gjithë malli njoh Këtë helmin përmbi bëhem...